Kendall Jenner u stacionua në NYC për ditëlindjen e saj të 23-të, të cilën e kaloi me mikeshat para sfilatës në Victoria's Secret Fashion Show. Ndërsa mund të kishte zgjedhur çdo gjë të shndritshme për të festuar ditëlindjen, Kendall, në fakt, sapo ktheu në modë pallton e saj festive.
Asgjë më shumë sesa një pallto e mrekullueshme prej gëzofi, në ngjyrë jeshile, s’mund të ishte më e bukur (Saks Potts). Jo pak, por plot 2,055 dollarë është vlera e palltos që ka zbukuruar të gjithë sfondin në këto foto të supermodeles, hipur mbi një biçikletë.
Meqenëse modelja dhe fotot e saj po bëjnë xhiron në rrjet, ne sapo e morëm mesazhin për trendin e palltove të dimrit: nëse do të blesh një pallto këtë vit, duhet të jetë patjetër si e Kendall.
Shiko fotot e saj dhe ZGJIDH... Nuk ka rrugë tjetër!