Cardi B është reperja më e lakuar dhe më në zë e momentit dhe shumë kush ndoshta do të donte të punonte me të. Këtë fat e ka pasur fotografi shqiptar Albert Marashi, i cili ka arritur t’i krijoi setin fotografik yllit të muzikës pë promovimin e klipit të saj të fundit “Mi mami”.
Fotot e realizuara janë publikuar edhe në Instagramin e Cardi B, që ndiqet nga mbi 35 milionë njerëz, dhe e shfaqin këngëtaren në një version tjetër disi më vajzëror dhe më të ëmbël. Kënga e re e reperes është realizuar në bashkëpunim me reperin Al Alfa.
Sa i përket Albert Marashit, ai është fotograf profesionist që prej më shumë se 10 vitesh punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe madje ka studion e tij fotografike në New York. Marashi ka realizuar disa bashkëpunime me marka të njohura si Ralph Luren apo edhe shërbime fotografike për revistën prestigjioze Forbes.