Të paktë janë ata që nuk kanë dëgjuar për konkursin e famshëm Miss BumBum, ku përzgjidhet femra me të pasmet më seksi në Brazil.
Konkursi ka prodhuar disa nga fitueset më të famshme në botë, por organizatorët kanë menduar se atij i ka ardhur fundi.
Sivjet është mbajtur edicioni i fundit i kësaj gare, por edhe ai nuk u mbyll pa skandal.
Ellen Santana, 31 vjeç, u shpall si femra me të pasmet më seksi në vend.
Por Aline Uva, 27 vjeç, që doli në vend të katërt, shpërtheu plot zemërim.
Ajo doli në skenë dhe i rrëmbeu fjongon fitueses, duke thënë se vetëm ajo ishte konkurrentja natyrale në garë.
Sipas saj, të gjithë të tjerat janë të bëra.