Ajo është një nga vajzat më të njohura të jetës publike në vend! Artiste e kompletuar, moderatore e emisionit investigativ "Boom", së fundmi edhe me një sipërmarrje në biznes, Rozana Radi është një nga personazhet e dashur për publikun shqiptar. Përtej, angazhimit profesional, nëse ka diçka që njerëzit i kuriozon më së shumti është jeta personale e saj.
Shpesh, Rozana është treguar diskrete për sa i takon njeriut të zemrës apo individit me të cilin ndan përditshmërinë dhe jetën e saj. Këtë herë, kanë qenë fansat ata që i kanë drejtuar publikisht pyetjen në instagram, se më kë jeton në shtëpi Rozana. Përgjigja e saj? "Jetoj me mungesën e madhe të dy prindërve të mi që për fat nuk kam mundësi t’ia puth dorën nënës dhe t’i them faleminderit babait për shkollën e mirësisë që më dha. Kam një qen të mrekullueshëm që quhet Princ”,-shkruan ajo.
Përgjigje më të ndjerë dhe të vërtetë nuk mund të prisnim, ndaj me siguri që pasi ta lexoni edhe ju do të qani bashkë me ne!