Reçipetat “Fantasy Bra” të Victoria Secret nuk mund të ishin më të shtrenjta se kaq. Ato nuk janë reçipeta të zakonshme, pasi kushtojnë plot 1 milionë dollarë. Në sfilatën e këtij viti më 2 dhjetor në New York këto reçipeta do t’i ketë ekskluzivitet modelja Elsa Hosk. Po çfarë kanë kaq të veçantë reçipetat “Fantasy Bra”? Ato kanë marrë plot 930 orë për t’u realizuar dhe janë të veçanta pasi kanë 2100 diamante të krijuara nga Swarovski. Këto reçipeta mund të blihen online pas datës 29 nëntor. E dimë që shumë prej jush po mendojnë se çfarë do të bënin me 1 milion dollarë dhe sa palë reçipeta do të blinin me atë shumë.
Mirëpo, nëse mendoni se ia vlen të shpenzoni aq para për reçipetat, shumë shpejt do të keni mundësinë për t’i blerë ato. Në sfilatën e këtij viti në New York, do të performojnë dy shqiptaret e njohur, Rita Ora dhe Bebe Rexha.