Adrienne Koleszar, e cila njihet si një ndër policet më të bukura dhe seksi të Gjermanisë, ka vendosur të braktisë përkohësisht profesionin në ndjekje të pasionit të saj të vërtetë.
34-vjeçarja e cila punonte si police në Dresden, tashmë është kthyer në një fenomene të rrjeteve sociale, pasi me fotot e saj ka mbledhur më shumë se 549 mijë ndjekës në Instagram.
“Do ta lë punën për 6 muaj dhe do të shëtis botën”, tha Koleszar për gazetën gjermane “Bild”.
Por policia më seksi në Gjermani nuk ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga profesioni i saj.
“Më 1 janar do të jem në komisariat”, tha ajo.
Të shëtisësh botën kushton.
Por Koleszar shpjegoi në detaje edhe burimet financiare më të cilat do ta realizojë këtë, pasi rroga e saj prej 2400 eurosh në muaj është e pamjaftueshme:
“Mbledh para që prej vitit 2016. Çdo udhëtim e rezervoj më herët dhe paguaj vetë për të.”
Ajo thotë se ka nënshkruar marrëveshje me shumë brande ndërkombëtare, mes të cilave edhe me Puma, të cilat financojnë udhëtimet e saj.