Jennifer Lawrence duket se nuk mund të rri larg të dashurit të saj Cooke Maroney.
Çifti janë lidhur në fillim të muajit maj, por vazhdimisht kanë tentuar që lidhjen e tyre të dashurisë ta mbajnë larg vëmendjes së mediave dhe fansave, duke u parë së bashku në publik, vetëm në disa raste të rralla.
Por, të shtunën mbrëma, çifti kanë shijuar një lojë hokeji të Neë York Rangers, duke mos e fshehur dashurinë për këtë ekip, por as për njëri-tjetrin.
Gjatë lojës – ku Rangers fituan 3 me 2 ndaj Buffalo Sabres – Lawrence dhe Maroney përpos që ishin të përqafuar gjatë gjithë kohës dhe duke e ledhatuar njëri-tjetrin, shkëmbyen disa herë edhe puthje.
Aktorja dhe drejtori i një galerie arti në Neë York janë njoftuar përmes shoqes së ngushtë të Lawrence, Laura Simpson.
Një burim kishte thënë për Page Six në muajin qershor se lidhja e tyre kishte nisur disa javë më herët, por ata janë përpjekur të ruajnë privatësinë e tyre.
Më vonë, gjatë këtij muaji ata ishin parë në një darkë në New York, derisa në muajin gusht, ata kanë vizituar së bashku Parisin, duke konfirmuar kështu lidhjen e tyre.