Muajt që lamë pas nuk ishin aspak të mirë për këngëtaren e njohur, Demi Lovato. Ajo u përball me shumë probleme shëndetësore, të cilat rrezikonin t’i merrnin edhe jetën. Por falë vullnetit dhe punës së palodhur të mjekëve, ajo ja ka dalë të jetë më së miri. Pas lajmeve të mbidozës, këngëtarja nuk ishte aktive në rrjetet sociale, por tani që e ndien veten më mirë ju është rikthyer atyre me një foto dhe mesazh të qartë. Meqenëse në Amerikë dje u zhvilluan zgjedhjet për guvernatorët, përfaqësuesit dhe senatorët, këngëtarja ju ka bërë thirrje të gjithëve të merrnin pjesë në votime.
“Unë jam kaq mirënjohëse që jam në shtëpi për të votuar! Një votë mund të bëjë diferencën, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet. Tani dilni dhe votoni,”- shkruan ajo në foton ku shfaqet duke hedhur votën e saj.
Demi ka zgjedhur një veshje sportive dhe flokët e lëshuar, ku në pah i del fytyra dhe mund të themi se këngëtarja duket më mirë se kurrë. Rehabilitimi dhe mjekimet e vazhdueshme e kanë sjellë atë në formë të mirë