Kylie Jenner nuk ka ditëlindjen sot, as përvjetor e as Shën Valentin, por i dashuri i saj, Travis Scott e surprizon edhe në ditët kur nuk kanë arsye për të festuar. Nëpërmjet disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ylli i Kardashian-Jenner ka zbuluar se mbrëmjen e kaluar i dashuri i ka bërë një surprizë që çdo vajzë do të dëshironte. Sapo ka hapur derën ajo ka parë të gjithë shtëpinë e saj të mbushur me buqeta me trëndafila të kuq dhe qirinj për t’i shtuar romanticitetin.
“Mënyra e jashtëzakonshme si ta mbyllësh natën”,- shkruan Kylie.
Trëndafilat ishin të shpërndarë kudo, në korridor, shkallë dhe dhoma. Pasi të shihni videot do kuptoni se Kylie është një vajzë me shumë fat.
Kujtojmë se ajo dhe Travis janë prindër të një vajze të quajtur, Stormi.