Edhe Rihanna ‘nxjerr thonjtë’ në mes të klimës së ndezur politike të Midterm kundër Donald Trump.
Presidenti amerikan duket se ka përdorur një këngë të këngëtares nga Barbados “Don’t Stop the Music” gjatë një takimi në Chattanooga (Tennessee).
Rihanna nuk e ka pëlqyer këtë gjë, ashtu si dhe para saj edhe Pharrell Williams, Steven Tyler dhe familja e Prince.
Reagimi i këngëtares erdhi pasi Philip Rucker tha se kënga e Rihannës “Don’t Stop Music” u përdor në disa vende ku Trump mbajti tubime partiake.
“Jo për shumë kohë”, ka shkruar Rihanna, duke i përshkruar tubimet e Trump si “tragjike”.