Georgina Rodriguez e ka pasur gjithmonë pasion kërcimin, madje e ka praktikuar edhe gjatë kohës së shtatëzanisë.
Krahas pasionit ka menduar të zgjerojë aktivitetet e saj si “Brand Influencer”, pas bashkëpunimeve me marka të ndryshme si promovuese e tyre, tani ka zgjedhur t’i japë jetë një tjetër projekti.
Bëhet fjalë për projektin me kompaninë “Alo Yoga”, një kompani që stilon veshje për ata që bëjnë joga dhe kërcejnë.
Fansat e saj janë çmendur pas postimit të saj me veshje sportive dhe qëndrim dhe këpucë balerine dhe i kanë thënë që edhe në këtë version ajo është shumë tërheqëse.