Aktori i famshëm italian, Raul Bova dhe bashkëshortja e tij Rocio Munoz Morales janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmi është konfirmuar nga vetë çifti me anë të postimeve në rrjetet sociale, ku zbuluan edhe emrin e foshnjës. Ata e kanë pagëzuar vogëlushen me një emër shumë të veçantë, Alma i cili në shqip përkthehet ‘shpirt’.
Raul Bova është baba i katër fëmijëve, pasi ai ka edhe dy djem të mëdhenj. Alessandro Leon, 18 vjeç dhe Francesco 17 vjeç, janë fëmijët e tij nga martesa e parë me Chiara Giordanon.