Demi Lovato ka vendosur të pubikojë fotografinë e saj të parë për një çështje shumë të rëndësishme.
Këngëtarja para disa muajve u gjet e pavetëdijshme në shtëpinë e saj, pasi kishte bërë mbidozë me drogë, gjë që i ka rrezikuar jetën.
Ajo që nga ajo kohë ka qëndruar në një qendër rehabilitimi, ndërsa tani Demi është rikthyer në rrjetet sociale.
Lovato ka postuar një fotografi gjatë procesit të votimin në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
“Jam shumë falënderuese që jam në shtëpi në kohën për të votuar! Një votë mund të bëjë ndryshimin, këstu që bëni që zëri juaj të dëgjohet. SHBA dilni dhe votoni”, ka shkruar Demi duke inkurajuar shtetasit të votojnë për këto zgjedhje.