Për shumë njerëz “takimi” me të dashurën e ish-it është vetëm ai virtual, duke e përndjekur në rrjetet sociale. Por për Kourtney Kardashian do të thotë një darkë në Malibu.
Burimet thonë se, ajo është takuar me ish-bashkëshortin Scott Disick dhe të dashurën e tij, Sofia Richie, mbrëmjen e së dielës.
“Ishte një darkë e shpejt. Dukej disi e tensionuar. Nuk dukej sikur ishin miq dhe po dilnin për t’u argëtuar. Por dukej më shumë si një takim pune”, tha burimi.
Që nga momenti kur Sofia dhe Scott kanë nisur lidhjen, kjo është hera e parë që ata janë parë bashkë.
Kourtney nuk i intereson që të njohi Sofia-n, por për shkak se fëmijët e saj kalojnë kohë me babin, ata shoqërohen dhe me të dashurën e tij.
“Sofia kalon kohën me fëmijët e Kourtney-t, kështu që ajo do që të sigurohet që janë në një mendje. Scott dhe Sofia debatojnë dhe Kourtney do të sigurohet që fëmijët janë në një ambient pozitiv, kur janë në shtëpinë e të atit. Ajo po vendos disa rregulla sesi duhet të jenë gjërat kur Scott mban fëmijët”, shtoi burimi.
Nga ana tjetër, Kourtney duket se ka filluar sërish të shoqërohet me 20-vjeçarin Luka Sabbat.