Multimilioneri Mohamed Hadid është babai i dy modeleve të njohura Gigi dhe Bella. Prej pesë vitesh ai është i fejuar me 38-vjeçaren, Shiva Safai, e cila dje për ditëlindjen e tij të 70-të e uroi me anë të një fotoje duke i shprehur dashurinë dhe adhurimin që ka për të. Por, dje në po të njëjtën ditë, një modele 25-vjeçare, e quajtur Justyna Monde, ka bërë publike lidhjen e fshehtë që ajo dhe Mohamed kanë pasur prej 3 vitesh.
Justyna ka rrëfyer se ajo dhe multimilioneri janë njohur përmes Instagramit në shtator të vitit 2014. “Filloi si diçka e pafajshme, por më pas u kthye në diçka seksuale. Ne filluam t`i dërgonim njëri-tjetrit foto private. Doja një eksperiencë me një burrë të madh në moshë dhe ishte diçka e bukur”, -është shprehur polakja Justyna Monde. Ajo, po ashtu, ka treguar se fillimisht nuk e dinte që ai ishte i fejuar, por më pas e kuptoi nga telefonatat e shpeshta që Shiva i bënte, megjithatë nuk i tha gjë, pasi edhe vetë ishte në një lidhje. Justyna ka treguar se Mohamed e repekton të dashurën e tij, por nuk mendon se një marëdhënie që bazohet në tradhti përfundon me martesë.
Nga ana tjetër, Shiva ende nuk ka reaguar pas këtij skandali që pushtoi mediat dje.