Vitet e fundit, fustani i zi ka zënë një vend të pazakontë na gardërobë. Jo se më herët kishte munguar, por të gjitha e kemi kuptuar që pa të nuk bëjmë dot shumë gjatë. Victoria Beckham është një nga ikonat e modës që është e fiksuar me këtë ngjyrë. Megjithatë, ka qenë gjithmonë e hapur për të ndryshuar. Jo ngjyrën, por stilin e fustanit të zi me të cilin ajo është përfaqësuar në vite.
Ndryshimi që ka bërë që nga ditët e Posh dhe deri te portreti "pak Gucci" ka në mes një rrugë të gjatë që tregon shumë për Spice World.
Por pavarësisht nga ndjesia moderne e modës së Victoria-s, ajo nuk i ka harruar rrënjët, as fuqinë e një ngacmimi të vogël në look si këtë herë.
Nëntor 2018
Këto ditë, Victoria mund t’jua ketë ngacmuar fantazinë me stilin e ri që ka prezantuar me “black dress”. Megjithatë, shikoni si është prezantuar në vite dhe zgjidhni një nga modelet e saj më të mira. Të gjitha janë në modë.