Kendall Jenner sërish 'mbretëreshë'.
Të jesh modele të gjithë mendojnë që është një punë e lehtë dhe nuk do shumë punë.
Por, në fakt ajo se çfarë ndodhë prapa aparateve fotografike dhe videove profesionale përmban më shumë punë dhe përkushtim se që në të vërtet duket.
Duke filluar që nga mëngjeset shumë të hershme, të jesh gjithmonë në udhëtime, të jesh në vëmendje të plotë të kritikëve të modës dhe fansave nuk është aspak e lehtë.
Por, siç duket disa nga këto modele kanë arritur që t’i mposhtin të gjitha aspektet negative që ka ky profesion dhe të punojnë shumë e me përkushtim për të.
Modelet të cilat janë të përmendura në mediat rozë, rezultojnë të jenë edhe më të paguarat e vitit 2018.
Janë plotë 10 emra të njohur botërorë që zënë vend në këtë listë dhe ato janë:
10. Ashley Graham - Të ardhurat vjetore: 4.16 milionë euro
9. Bella Hadid - Të ardhurat vjetore: 4.54 milionë euro
8. Liu Wen - Të ardhurat vjetore: 4.91 milionë euro
7. Karlie Kloss - Të ardhurat vjetore: 6.81 milionë euro
6. Rosie Huntington-Whiteley - Të ardhurat vjetore: 7.19 milionë euro
5. Gigi Hadid - Të ardhurat vjetore: 7.19 milionë euro
4. Adriana Lima - Të ardhurat vjetore: 7.94 milionë euro
3. Chrissy Teigen - Të ardhurat vjetore: 10.21 milionë euro
2. Gisele Bündchen - Të ardhurat vjetore: 13.24 milionë euro
1. Kendall Jenner - Të ardhurat vjetore: 16.65 milionë euro.