Lajme të mira nga Selena Gomez. Ylli i muzikës pop pas një muaji trajtimi për shëndetin mendor, ka lënë sot psikiatrinë. Sipas TMZ, Selena ka filluar të ndihet më mirë dhe të paktën për disa kohë ajo nuk do të kthehet në psikiatri. “Selena ka dalë…të paktën për momentin”,-shkruan TMZ. Jeta e këngëtarës është shoqëruar me një sërë ngjarjesh aspak të lehta. Në 2007 ajo kreu një transplant veshke dhe me siguri vështirësitë që ka kaluar kanë ndikuar në shëndetin mendor.
Mirëpo, edhe ndarja nga Justin Bieber ka ndikuar jo pak. Ata u ndanë, siç u duk për shkak të mosdakordsisë së familjes së Selena-s për këtë lidhje, mirëpo kjo ndarje ndikoi keq emocionalisht tek ajo. Shtojmë këtu faktin që Justin u martua shumë shpejt me Hailey Baldwin. Gjithsesi, është një lajm i mirë që Selena po e merr veten dalëngadalë.