Ka pasur thashetheme për grindjet e tyre që kur Megan Barton-Hanson u akuzua se u pa me yllin e TOWIE Pete Wicks në një mbrëmje në një klub striptizmi.
Megjithatë, bukuroshja bjonde dhe i dashuri i saj Wes Nelson, u panë bashkë dhe të qeshur në një mbrëmje të organizuar të mërkurën në The Box në Londër, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.
Çifti i “Love Island” shkëmbeu edhe puthje para kamerave, duke bërë të ditur kështu se vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre.
Megan tërhoqi vëmendjen me një veshje të shkurtër të zezë, me të cilën nxori gjoksin pa sytjena./BS