Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e të cilës pëlqehen shumë. Bëhet fjalë për Ponin, e cila gjithashtu është mjaft e komentuar në showbiz-in shqiptar.
Poni preferon që jetën e saj private ta mbajë sa më larg publikut, sidomos djalin e saj Frenk.
Por kohët e fundit Poni ka ndryshuar mendim, pasi ka postuar në profilet e saj në rrjetet sociale foto me të birin, i cili di se si ta surprizojë mamanë.
Poni ka postuar ditën e sotme një fotografi ku tregon se Frenk i ka bërë një surprizë me punë dore ku shkruhet “Të dua kaq shumë”.
“E lumtur çdo sekondë të jetës sime! Kur kthehemi nga shkolla, ja surpriza për mamin”, shkruan këngëtarja në foton e publikuar në “Instastory”.