Këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj dhe miku i saj, Ariel kanë braktisur shtëpinë e tyre, pasi një zjarr i madh përfshiu qytetin Calabasas në Kaliforni.
Një gjë të tillë e ka treguar vetë këngëtarja, e cila ka bërë disa postime në “Instastory” ku tregon se tashmë ndodhet në një vend të sigurte bashkë me grimierin.
“Po mundohemi të jemi pozitivë”, shkruan Anxhelina e cila në ato momente po ndiqte lajmet mbi situatën në qytet pas zjarrit.
Ndërkohë edhe ylli i televizionit, Kim Kardashian njoftoi më herët se kishte braktisur shtëpinë e saj për t’u siguruar bashkë me fëmijët.
Madje Kim zbuloi se kishte vetëm 1 orë kohë për të paketuar dhe evakuuar shtëpinë. Por edhe pse ndodhej në një situatë të frikshme, ajo u sigurua që filmonte gjithçka dhe më pas t’i publikonte në rrjetet sociale.
Kim gjithashtu u kërkoi fansave të saj të shumtë që të luten për qytetin e saj.