Këngëtarja e njohur angleze ka zbuluar një sekret të hidhur.
Jessie J ka shokuar fansat kur ka treguar para tyre një histori shumë të dhimbshme.
Këngëtarja e njohur ka performuar në një nga skenat më të vlerësuara në Londër, atë të #Royal Albert Hall#, ndërsa në një moment vendosi të ndajë me fansat lajmin e dhimbshëm, që e kishte marrë vesh para katër vjetësh.
“Më thanë katër vite më parë se nuk mund të kisha fëmijë. Unë jam vetëm një ndër miliona njerëz që po e kalojnë dhe do ta kalojnë këtë gjë. Kjo gjë nuk na përcakton, por e shkruajta këtë këngë për veten time, në momentet e dhimbshme, por gjithashtu doja t`i falja vetes pak gëzim, t`u jepja të tjerëve diçka që mund ta dëgjojnë në momentet e vështira. Kështu që, nëse ju keni kaluar diçka të tillë, njihni dikë që po e kalon apo keni humbur një fëmijë, atëherë duhet ta dini që nuk jeni vetëm në këtë dhimbje dhe unë po mendoj për ju teksa këndoj këtë këngë”, ka thënë këngëtarja 30-vjeçare.
Në vitin 2013 këngëtarja e njohur është shprehur për Marie Claire se dëshironte që shumë shpejt të kishte fëmijë.
“Kur mbusha 25 vjeçe diçka ndryshoi tek unë. Shoh fëmijë në të ardhmen time, 100%. Shumë shpejt”, -është shprehur ajo duke shtuar se dëshironte që të linte diçka për fëmijët e saj dhe ata të krenoheshin më të ëmën.