Haven’t had a boyfriend in 4 years. Is that normal? Music is my boyfriend. Corny but true.
Bebe Rexha zbuluar diçka interesante me fansat e saj.
Ajo njihet si një nga artistet që po punon më së shumti kohët e fundit për të sjellë muzikë të re e bashkëpunime të suksesshme vazhdimisht.
Por, duket se muzika po e ndalon Beben të merret shumë me jetën e saj private.
Ajo me anë të një statusi në rrjetin social Twitter ka zbuluar se nuk ka pasur të dashur në katër vitet e fundit.
“Nuk kam pasur të dashur qe 4 vite. A është kjo normale? Muzika është i dashuri im. E di që është klishe po është e vërtetë”, ka shkruar Bebe ndërsa ka marrë shumë komente nga fansat./Gazeta Express