Këngëtarja e njohur e shumë hiteve, Miley Cyrus ditën e sotme ka festuar 26-vjetorin e lindjes. Në fakt festimet për ditëlindjen nisën që të enjten, duke qenë se familja e saj ishte mbledhur edhe për të festuar ditën e falënderimeve. Pranë të gjithë familjarëve të saj dhe partnerit, në videot e publikuara në rrjetet sociale, Miley shfaqej më e thjeshtë se kurrë. Kjo kohë nuk ka qenë aspak e thjeshtë për këngëtaren për shkak se zjarri në Kaliforni shkatërroi totalisht shtëpinë e saj, megjithatë Miley dukej e lumtur pranë njerëzve të zemrës në ditën më të rëndësishme të saj.