Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, të hënën ishte prezente në koncertin recital, të organizuar në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Në krah të shumë artistëve të tjerë shqiptarë, Dua u ngjit në skenën e teatrit ‘Argentina’ në Romë, ku performoi kolonën e famshme zanore, “Homesick”.
Dua në prapaskenat e këtij koncerti është pyetur nga gazetari shqiptar Drini Zeqo, se si është ndjerë që pati rastin të performojë për nderimin e Skënderbeut.
Këngëtarja është përgjigjur në shqip duke thënë se “ishte shumë e kënaqur që po merrte pjesë në një event të tillë”.
E pyetur nëse ka ndonjë porosi për shqiptarët, Dua nuk harroi t’i përshëndesë bashkëkombësit e saj, duke i falënderuar për mbështetjen e madhe që ata i japin.
“Ju dua shumë, pa mbështetjen e juaj nuk do të isha këtu ku jam sot. Faleminderit shumë”, shprehet këngëtarja gjatë intervistës.
E njëjta, më 10 gusht ka performuar për fansat e saj në Prishtinë pas dy viteve, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, që u zhvillua gjatë verës.