Monica Bellucci ka një dashuri të re. Revista “Voici” ka fiksuar një puthje mes bukuroshes 54 vjeçare dhe francezit Nicolas Lefebvre, 38 vjeç, 18 vjet më i ri se ajo.
’Një të fejuar më të ri? Kurrë, do ta shihja si një djalë…’ kishte thënë aktorja teksa i përgjigjej pyetjeve të gazetarit të Paris Match, teksa komentonte lidhjen e ish bashkëshortit Vincent Cassel, me Tina Kunakey, 21 vjet më e re se ai.
Por dashuria nuk njeh moshë dhe pavarësisht kësaj ai duket e bën të ndjehet mirë. Monica dhe Nicolas janë njohur verën e kaluar por duket se ata që tani po mendojnë të martohen. Me flokë të gjatë dhe shumë joshës Lefebvre është një artist dhe skenograf që ka një galeri arti në Paris dhe ka një vajzë 6 vjeç, nga marrëdhënia e mëparshme.
“Burri me të cilin ndaj jetën bën të njëjtën punë si unë por udhëton shpesh. Ritmi i tij i jetës i lejon të kuptojë timin. Do të ishte e vështirë të qëndroja me një njeri që bën një jetë normale”, kishte deklaruar disa javë më parë Monica Belluci për Paris Match, pa zbuluar shumë fakte për lidhjen e saj.