Një ndër traditat e familjes mbretërore në periudhën e fundvitit është kartolina e Krishtlindjeve.
Duka dhe Dukesha e Kembrixhit publikuan kartolinën, e cila ishte një foto e adhurueshme e familjes, që këtë vit u shtua edhe me një anëtar të ri, Princin Louis.
Nuk mund të mbeteshin mbrapa edhe Duka dhe Dukesha e Sussexit, të cilët kanë zgjedhur të përfshijnë një foto të papublikuar nga dasma e tyre.
Në foton bardh e zi, të shkrepur nga fotografi Chris Allerton, Harry dhe Meghan shfaqen me kurriz, teksa shijojnë një spektakël fishekzjarresh, sipër Frogmore House, ku u mbajt dasma.
Kjo foto do të jetë pjesë e kartolinës së festave të këtij viti dhe duhet të themi që duket sikur është shkëputur nga ndonjë përrallë.