Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare Rita Ora, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Së fundmi Vera ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet me vajzat e saj
“Unë mund t’u mbaj dorën për një moment, por zemrën përgjithmonë”, ka shkruar Vera krahas kësaj foto të Ritës dhe Elenës nga fëmijëria.
Vera me profesion është psikiatre dhe jep shpesh këshilla për shëndetin mendor në videot që ndan me ndjekësit.