Ato kanë qenë gjithmonë të afërta me njëra-tjetrën, dhe ngjarjet ku janë bashkë bëjnë që ato edhe të fotografohen shumë të dashura me njëra tjetrën.
Bebe Rexha e Rita Ora së fundmi së bashku kanë parakaluar në tepihun e kuq dhe para fotografëve në ngjarjen e Spotify.
Dyshja duken për mrekulli, gjithmonë në hap me modën dhe me trendet e fundit. Rita Ora ka marrë edhe një çmim ndërsa Bebe Rexha ka performuar një prej hiteve të saj.

Ngjarja ka ndodhur në Hammer Museum në Los Angelos.
https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2019/02/9548316-6681765-image-a-14_1549611672578-200x300.jpg 200w, Rita dhe Bebe janë në momente të mira në karrierën e tyre. Rita ka lansuar së fundmi këngët e saj të reja derisa po e promovon edhe albumin e fundit, ndërsa Bebe Rexha ka marrë mbështetje rreth faktit se pesha e saj trupore disa herë i ka penguar në jetë, por ajo ka ecur tutje duke i qëndruar besnike stilit të jetës së saj.








