Modelja australiane, Duckie Thot është cilësuar si “black barbie”.
Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale por jo vetëm. Shumë kompani të modës e duan pranë vetes Duckien, por për të i gjithë ky suskes nuk ka qenë kaq i lehtë.
Sipas “Bright Side”: Hapi i parë që e çoi atë drejt plotësimit të ëndrrës, ishte pjesëmarrja në ‘Australia’s Next Top Model’. Ajo ka qenë vetëm 17 vjeç kur u bë pjesë e televizionit, por ka qenë gjithmonë e kritikuar nga stilistë që nuk dinin si të kujdeseshin për flokët e saj. Edhe fansat gjithashtu, nuk e kanë pëlqyer në fillim, pasi askush nuk besonte se bukuria e saj ishte natyrale, pa fotoshop dhe pa operacione plastike. Kolegët e saj në botën e modelingut, nuk janë treguar shumë të mirë me të, pasi e kanë thërritur me pseudonime të shëmtuara.
Sipas modeles bukuria mund të ketë shumë fytyra.