Aktorja Jennifer Garner është zgjedhur si gruaja më e bukur në botë nga revista ‘People’.
Revista prestigjioze ‘People’ ka bërë përzgjedhjen e përvjetshme për gruan më të bukur në botë.
E këtë vit tiulli i takon aktores Jennifer Garner, pasi sipas ‘People’,
“Garner ka ditur të balancojë karrierën e saj, familjen dhe impenjimet sociale”, përcjell Gazeta Express.
Megjithatë, Garner ka një koment për këtë përzgjedhje.
Aktorja 47-vjeçare u shpreh se nuk ndihet rehat me këtë titull edhe pse është e nderuar.
47 vjeçarja, që është edhe nënë e 3 fëmijëve me aktorin Ben Affleck është shprehur se nuk e konsideron veten tërheqëse dhe ana fizike për të nuk ka asnjë rendësi me krahasim me karrierën dhe jetën familjare.
Jennifer Garner ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi me ndarjen nga aktori i njohur Ben Affleck.