Këngëtarja Madonna ka sjellë klipin më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin latin, Maluma ku të dy martohen.
"Medellin" titullohet projekti ritmik i mbushur me kërcime dhe puthje mes artistëve. Qëllimi i tyre në këtë këngë duket se është të ndryshojnë famën e Medelinës nga qyteti i drogës në qytetin e dashurisë ku të gjithë adhurojnë të kërcejnë e festojnë me njëri-tjetrin.
Duket se Madonna, 60 vjece dhe Maluma, 25 vjec janë aktorë të lindur pasi nuk hezitojnë të shkëmbejnë puthje në buzë gjatë projektit. "Medellin" ka vetëm pak orë që është publikuar dhe ka rritur 3 milionë klikime në Youtube