Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina ka publikuar një këngë të re, një baladë dashurie. Mediat raportojnë se Fjolla ia ka kushtuar këngën të dashurit të saj, dy vite pas vrasjes së tij. Kjo është një histori e vërtetë, dhe bëhet fjalë për të riun që u vra në një atentat, në vitin 2017, Juxhin Dauti, së bashku me mikun e tij Ervin Dalipi.
Dautai më herët ka qenë i akuzuar për vrasjen e Fation Banit, i cili u qëllua në mjetin e tij më 17 mars të 2012 në Vlorë. Nga akuza për vrasjen e Fatjon Banit, ai u shpall i pafajshëm, por vrasja e tij mbetet edhe sot e kësaj dite ende e pazbardhur nga policia.
Në këtë klip Fjolla e veshur me të zeza, shkon në varrin e të dashurit të saj, duke treguar bustin që familjarët i kanë bërë, foton e tij, dhe dedikimit prekës që i kanë shkruar.
Teksa publikoi klipin e ri, në Instagram, Fjolla Shkruante:
“Kjo kenge i kendoj dhimbjes, asaj dhimbje qe kur e ke ne lekure tende kupton qe koha nuk i sheron kurre plaget e disa plage do te dhembin per tere jeten dhe zemra kurr nuk ka per tu sheruar.
Ne kete dhome i kam kenduar dashurise se vertet sepse vetem ajo eshte e pavdekeshme.
Shume gjera ne jete jane te pamundura dhe jo gjithcka e ka nje zgjidhje.
Lotet nuk e kthejne dike qe eshte larguar nga kjo jete por duke e kujtuar na ndihmon te rritemi pa harruar rruget qe kaluam.
Ruaji njerzit e dashur sic ruani pikturat e vendoseni ata ne driten me te mire”.