Besojeni apo jo por Genta Ismaili do të bëhët nënë vitin që vjen. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja e cila e ftuar në “Ftesë në 5”, në shaka e sipër e pyetur për faktin se kur kishte ndërmend të bëhej mama, është përgjigjur vitin tjetër duke shkaktuar të qeshura në studio.
Megjithatë, ajo nuk ka fshehur faktin se dëshiron shumë të bëhet nënë. Genta ka treguar se momentalisht jeton me mamanë e saj dhe nuk e fshehu se ka dashur gjithmonë të ketë shumë fëmijë, ndonëse kjo dëshirë nuk iu realizua.
Këngëtarja e cila që pas ndarjes me menaxherin e saj Miloti në 2009-ën, për shkak të një tradhtie nga ana e tij, fakt të cilin Genta e mohoi kategorikisht, ka vendosur të flasi për atë se çfarë duhet të ketë një burrë që ta bëjë për vete.
“Burri im duhet t’i kuptojë shakatë e mia dhe të mos jetë xheloz ndaj meje, kjo gjë më pengon shumë.”- ka thënë këngëtarja, por, jo vetëm kaq. Këngëtarja e njohur për fizikun përherë në formë dhe të tonifikuar, ka një kërkesë specifike për njeriun që do t’i marrë zemrën:
“Duhet të ketë trup të mirë”.