Kënga që i kushtoi 300 mijë euro Flori Mumajesit/ Ngjarja që përfshiu shumë elementë me Elvana Gjatën dhe Ervin Matën

E Enjte, 02 May 2019 20:05

Elvana Gjata rezulton të jetë femra e cila ka shkaktuar më shumë probleme në historikun e show bizz-it shqiptar, gjithçka e lidhur me kr*m-pasionin!

Me siguri e mbani mend ngjarjen e bujshme të 18 dhjetorit të vitit 2016. Pikërisht dita e premte kur kantautori Flori Mumajesi lançoi projektin “Nallane 2” dhe pak më vonë ju vu flaka makinës së tij, tip “Mercedes-Benz S Class” e vitit 2012, dhe vlera e saj shkonte në disa mijra euro. Zjarri shkaktoi dëme të mëdha edhe në pallatin ku ishte e parkuar makina dhe madje në flakë u përfshinë edhe disa mjete të tjera.

Ajo ishte një periudhë e tensionuar mes Florit dhe Elvana Gjatës të cilët ishin bashkpunëtorë në muzikë dhe jo vetëm, prej shumë vitesh. Këngëtarët jetuan gjatë edhe një romancë dashurie e cila pati një fund mjaft zhgënjyes.

Projektet në muzikë dhe bizneset ku të dy ishin aksionerë mendohej se do i mbanin përgjithmonë të lidhur, por nuk ndodhi kështu. Në inagurmin e një prej bizneseve të reja “Altar”, Elvana u shpreh se Flori Mumajesi ishte thjeshtë një ISH- BASHKËPUNTOR, duke mos folur dhe dhënë detaje kurrë më.

Aludimet për “porositësin” e zjarrvënies së makinës së kantautorit të njohur ishin të shumta. Stine, i cili një vit para se t’i vihej zjarri makinës, ishte përfshirë në një konflikt fizik me Florin ishte i dyshuari kryesor. U aludua edhe për Noizyn i cili mendohet se ka kaluar një natë pasionante me Elvana Gjatën, të cilën e ofendon rëndë në një nga tekstet e këngëve së tij. Gjithashtu pjesë e dyshimeve ishte edhe Getoar Selimi me të cilin Elvana ka qenë në një lidhje. Të gjthë këta të dyshuar vërtetuan se nuk ishin “porositësi”.

Të tjera dyshime u ngritën kur u vërtetua se shkak i ndarjes së dy këngëtarëve ishte Ervin Mata, i cili e joshi këngëtaren me para dhe premtime se karrierën e saj do ta shtrinte ndërkombëtarisht. Kjo gjë çoi në ndarjen e saj nga Flori Mumajesi, i cili i dedikoi këngën “Nallane 2”:

A e kishe menu ti?
Si do ishim bo?
Larg nga njoni tjetrit
Un, Ti
Tu degju cfar thone?

Jooooo ooo ooo
Jo e thjesht nuk osht!
Jooooo ooo ooo
Kur te hedhin posht!

A e man n’men?
Kur ishim bashke
cfar loje ke lujt!

A e man n’men?
Sa tkom dasht
Un ty cdo minut!

A e man n’men?
Ne të dy!
Në njê pik ndryshojm
Kujtoja vetes kur t’kesh kohë
Dashnin kush ta msoj?

U bo e veshtir
Me qene rob i mire!
U bone me dhon
Muhabete me dhom!

Hej me mu
Ska ska ska ska
Se une ta nes
Rra ta ta ta ta!

Jooooo ooo ooo
Jo e thjesht nuk osht!
Jooooo…

Vërtetë Elvana u josh nga paratë dhe premtimet, ama vazhdonte të ishte e dashuruar me kantautorin. Këtë gjë mesa duket e kuptonte edhe Ervin Mata i cili mendohet të ketë urdhëruar djegien e makinës së Florit. Kamerat e sigurisë atë kohë kishin treguar një person rreth 30 vjeç, me bluzë me kapuç, që derdh dy bidona me benzinë tek makina e Mumajesit. Shumë pista u hetuan, por asnjë fajtor nuk është gjetur.

Mos vallë Ervin Mata dha para për mos gjetjen e autorit nga organet kopetente? Mos ndoshta lidhjet e të atit me politikën ndikuan që “t’ja hidhte pa u lagur”?! Mos ishte ky veprim një paralajmërim për kantautorin që t’i qëndronte larg këngëtares? Zemra nuk urdhërohet! Gjithçka është e lidhur me krim-pasionin dhe rezulton që Elvana Gjata është femra e cila ka shkaktuar më shumë probleme në historikun e show bizz-it shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...