Këngëtarja e famshme Bebe Rexha na zbuloi se sot ka pësuar një aksident automobilistik.
Bebe është gjithmonë aktive në rrjetet sociale dhe lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja e cila postoi në llogarinë e saj në Instagram ku shkruante:
“U përfshiva në një aksident automobilistik ditën e sotme. Të gjithë jemi mirë. Thjesht më rikujtoi mua se sa e çmuar është jeta. Jam duke u munduar të jem më e mirë me veten dhe të tjerët. Meqë ra fjala, ju dua!”
Ky ishte një mesazh mjaft i çmueshëm ku na tregon se sa shumë duhet ta vlerësojmë jetën.