Dita e sotme është vërtet e veçantë për moderatoren Roza Lati, e cila feston ditëlindjen.
Në 27-vjetorin e saj të lindjes, moderatorja ka marrë urime dhe surpriza nga më të ndryshmet.
Mirëpo duket se një e papritur i ka ndodhur pikërisht nga rrjetet sociale duke e mërzitur sadopak atë.
Rozës i janë bllokuar që mbrëmë postimet në Instastory dhe nuk ka mundur që të postojë asnjë surprizë nga ato që ka marrë në orët e para të mëngjesit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja, e cila pasi i janë zhbllokuar postimet në Instastory, i ka treguar fansave përse nuk ishte aktive.
‘Instagrami paska problem. Postimet e mia qenkan bllokuar në Instastory. S’qenka downloduar as mami që tha barsoletat e saja’, shkruan Roza dhe më pas ka vijuar me pamje nga festa e mbrëmshme me miq.