Eliza Dushku më 18 gusht të vitit të kaluar, u martua me partnerin e saj 17 vite më të madh, Peter Palandijan. Aktorja shqiptare tashmë do të bëhet nënë dhe pritjes së shtatzënisë po i vjen fundi. Ajo ka treguar barkun e rrumbullakosur, teksa është në muajin e 8-të.
Vihet re një shkëlqim i jashtëzakonshëm në fytyrën e Elizës.
“Oh, sa shumë ka ndryshuar koha”, shkruan aktorja e cila për pak javë do provojë ndjesinë e të qenit nënë.