Kim Kardashian tregoi sot me detaje sesi e mbulon lëkurën e saj pasi vuan nga sindroma” psoriasis”. 38-vjeçarja ka nxjerrë një linjë makeup-i për trupin dhe për ta reklamuar, vendosi të realizojë një tutorial për lëkurën e saj të pazakontë.
Kim shpërndau edhe një foto para dhe pas, ku tregohet qartësisht si duket lëkura e saj gjatë një acarimi nga psoriasis dhe si duket pasi mbulohet.
Ajo është treguar e hapur gjithmonë për problemet për shkak të sëmundjes së lëkurës që shkakton njolla të kuqe zakonisht tek këmbët, bërrylat dhe në fundshpinë. Këtë vit, Kim zbuloi se psoriasis ka nisur t’i dalë edhe në fytyrë.