Çifti më i ri i showbizit Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj duket se po kalojnë pushimet e kësaj vere në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Pas fotove të publikuara nga Barcelona së fundi moderatorja ka publikuar të tjera foto gjatë një darke romantike.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe Eduart Grishaj në Instagramin e tij ku e komplimenton moderatoren për specialitetin e saj në gatim, sushin.
“Sushit më të mira që kam provuar ndonjëher”- shkruan regjisori përbri fotos romantike shoqëruar me një emoji zemre.
Të njëjtin ushqim e ka ndarë dhe Arbana Osmani në profilin e saj në rrjete sociale, dhe nuk ka dyshime që çifti e shijuan darkën bashkë.