Aktorja e njohur, Diane Keaton ka treguar se s’ka dalë në një takim prej 35 vitesh. Në një intervistë për ‘InStyle’ 73-vjeçarja u pyet nëse burrat e ftojnë në takime dhe ajo u përgjigj duke qeshur, “kurrë, në rregull? Le ta sqarojmë që tani. Është me rëndësi,” tha Keaton. “S’kam dalë në një takim prej 35 vitesh, ndoshta. Asnjë takim.”
Aktorja e shumë filma të njohur nuk u martua kurrë edhe pse përjetoi lidhje romantike me yje të tjerë të mëdhenj të Hollywood-it si Woody Allen, Jack Nicholson, Warren Beatty, Al Pacino etj. Së fundi, ajo tregon se burrat i ka pasur vetëm shokë dhe asgjë më shumë. “Kam shumë shokë,” tha ajo. “Shumë shokë, por asnjë takim”- përfundon 73-vjecarja.