Brad Pitt ka një partnere të re në jetën e tij, tre vite pas ndarjes me Angelina Jolie. Aktori i “Ad Astra” është në një lidhje me dizenjuesen e bizhuterive dhe guru-n shpirtërore Sat Hari Khasa, që prej tre muajsh, sipas ‘Us Weekly’.
Website-i gjithashtu shkruan se 55 vjeçari nisi të dilte me bukuroshen bjonde që kur u nda nga Charlize Theron, 44 vjeç, në qershor.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Megjithatë “shkëndijat” me Pitt dhe Sat Ahri duket se nisën një vit më parë kur ata u ulën pranë njëri tjetrit në një tavolinë rrumbullake gjatë mbrëmjes gala të “Silverlake Conservatory”.
Argjendaria, që përgjithësisht bën gjëra të personalizuara, është një nga të preferuarat e Demi Moore, Emma Watson, madje edhe e Jennifer Aniston, ish-gruaja e Brad Pitt.