Çifti më i pëlqyer i showbizz, Pitt-Jolie janë ndarë rreth tri vite më parë. Sipas medieve rozë Ylli 55 vjecar I Hollivudit po del me Sat Hari Khalsa, e cila është guru shpirtërore dhe dizajnere bizhuterish.
Ndryshe nga femrat e “listës A“ të Brad-it ( që ka qenë I fejuar me Gwyneth Paltrow dhe I martuar me Jennifer Aniston), Sat – e lindur në SHBA dhe e shkolluar në Indi- është mjaft e thjeshtë, ndonëse miqtë e përshkruajnë si “nje grua të fortë dhe shumë të zgjuar“.
Sipas US Weekly Brad ka tre muaj që del me bukuroshen bjonde, ose më saktë, që pas asaj që u përfol se ishte një lidhje ( e shkurter) e tij me Charlize Theron në muajin qershor të këtij viti.