Mozzik dhe Loredana mbeten ndër figurat publike më të komentuara në media kjo për shkak të ndarjes së tyre. Kujtojmë se dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre dhe ata janë në proces divorci.
Ende pa u “harruar” historia e tyre, përflitet se Loredana është në një romancë të re me reperin gjerman Bonez. Në mes të këtyre thashethemeve, Loredana ka reaguar përmes një postimi në Instastory duke i hedhur më shumë “benzinë” zjarrit.
Ajo ka qenë e pranishme në koncertin e reperit dhe ka publikuar video duke e shoqëruar edhe me një zemër. Kjo i ka bërë të gjithë të mendojnë se ky është një konfirmim për lidhjen e tyre.
Pas videos reperi gjerman ka postuar një foto me Loredanën dhe e ka shoqëruar po ashtu me një emoji zemër.