Sukseset e yjeve shqiptare në botë duket se nuk kanë të ndalur dhe këtë herë radha është për njërën nga femrat më të bukura në trojet shqiptare. Modelja e njohur nga Istogu, Agnesa Vuthaj, po vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm që tashmë ka kaluar edhe kufijtë.
Bukuroshja së fundmi u bë pjesë e një projekti ndërkombëtar, i cili veçse ka filluar të marrë vëmendje përmes tabloideve të huaja. Orë më parë, CNN transmetoi një intervistë të Valeria Altobelli, si ideatore e këtij organizimi që bëri bashkë bukuroshet ndër vite të “Miss World”.
Kënga e Diane Warren, “I’m Standing With You”, do të flas në shumë gjuhë, ndër to edhe shqip dhe për këtë është përzgjedhur modelja Vuthaj.
Ndërkohë që qëllimi i këtij projekti është tejet i veçantë, për të ngritur sa më shumë zërin për gratë në mbarë botën. E lumtur për suksesin e arritur është edhe vet modelja, ndërsa ndau një shkrim me ndjekësit në rrjetet sociale, njofton Telegrafi.
“E lumtur të isha pjesë e një projekti kaq të veçantë. Versioni ndërkombëtar i këngës “I’m standing with u”, kënga e Diane Warren e nominuar për Oscar tashmë e kënduar në 6 gjuhë, folur në 15 dhe shkruar në 23. “Unë jam me ty është një projekt bamirësie që do përkrah gratë në gjithë botën”, ka shkruar mes të tjerash ajo.