Një grua e fortë, që shkruan aq ndjeshëm për nënën e saj. Monika Kryemadhi është zhveshur sot nga petku i politikanes, ka lënë mënjëanë akuzat për qeverinë e krimit dhe drogës, dhe i ka kushtuar një status të ndjerë nënës së saj pasi ajo ka ditëlindjen.
Kryemadhi, në një status në Facebook shkruan se nëna ëe saj është heroina e saj e heshtur.
Edhe stafi i 55news.al i uroj “Gezuar ditëlindjen” nënës së Monika Kryemadhit.
URIMI I KRYEMADHIT
Sot ti ke ditelindjen!
Një buqetë me lule do të ishte rutinë, si ajo që bëhet gjithmonë me miqtë për ti uruar.
Buqetën e dashurisë që ti më ke dhuruar, lumin e mirësisë që solle tek unë dhe sakrificat e tua të panumërta për mua nuk mund ti mbledh në një buqetë me lule.
Ti heroina ime e heshtur, që më jep dorën në çdo moment, edhe sot që unë jam nënë, për ty nuk do mjaftonin lulet e të gjitha kopshteve të botës.
Të dua shumë mami im!