Kim Kardashian ka qenë e ftuar në studion e Ellen DeGeneres nga ku ka prodhuar jo pak lajme.
Në morinë e pyetjeve interesante dhe atyre me natyrë ngacmuese, nuk mund të mungonte ajo më e rëndësishme e për të cilën po flasin të gjithë këto kohë…Tradhtia e papritur e Tristian Thompson, partnerit të motrës së saj Khloe, e cila u bë mami vetëm pak ditë më parë.
Kështu, Kim është shprehur pa doreza dhe e drejtpërdrejtë në qëndrimin e saj, duke thënë se e gjithë kjo situatë është shumë e papritur dhe e papranueshme. “Ajo është duke bërë më të mirën. Ju e dini që ajo është një femër e fortë. Por, kjo vërtet është një situatë e vështirë që na ka prekur të gjithëve”, ka thënë ajo në studion e Ellen Shoë. Ndërsa, kjo e fundit e ka ngacmuar sërish me opinionin e saj duke i thënë Kim se: “Mendoj se të gjithë jeni zemërthyer për të. Vetëm disa ditë përpara se të lindte, Khloe pa të shoqin në një video duke e tradhtuar me dy femra të tjera. Është kaq e papritur…”, tha ylli DeGeneres.