Enrique Iglesias dhe partnerja e tij Anna Kournikova u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar. Çifti i njohur e mbajtën të fshehtë shtatzëninë dhe i surprizuan të gjithë teksa dhanë lajmin se ishin bërë prindër të dy binjakëve, Nicholas dhe Lucy.
Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale Enrique na ka treguar se është një baba i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij dhe nuk ngurron asnjëherë të na emocionojë të gjithëve me dedikimet e tij.
Ditën e sotme këngëtari i famshëm ka publikuar në Instagram një foto me të birin në krahë, i cili shfaqet duke buzëqeshur. “Akoma nuk mund ta besoj që je i imi”, shkruan Enrique në përshkrimin e fotos.
Me sa duket këngëtari i njohur ende nuk është mësuar me idenë që është bërë prind dhe jeta e tij ka ndryshuar krejtësisht.