Pyetja më e shpeshtë që i drejtohet personazheve të ekranit është: “A ke një lidhje apo single?” Sepse publiku është shumë i interesuar për këtë pjesë. Kur flasim për vajzat e njohura, interesi bëhet edhe më i madh, ndërsa këtë herë ka qenë radha e Einxhel Shkirës për të rrëfyer mbi këtë aspekt të jetës.
E ftuar tek ‘Rudina’, moderatorja ka folur për televizionin, eksperiencën si modele, ashtu sikurse dhe për përfshirjen në biznes. Me dëshirën për të vijuar më tej me të ardhurat e veta, për t’u shkëputur kështu financiarisht nga familja, pyetja e famshme ka ardhur edhe për Einxhelin. Moderatorja ka thënë se nuk është aktualisht në një lidhje: “Single. Madje jam shumë single. Domethënë i jam përkushtuar totalisht vetes dhe nuk kam hapësirë momentalisht për dikë tjetër në jetën time”.
E megjithatë, pas kësaj përgjigje, Shkira ka pranuar: “Është dikush që më pëlqen, por përpos kohës, jetojmë edhe në distancë, kështu që është diçka që nuk do të ndodhë kurrë.” Me gjithë insistimin e Rudinës për të mësuar diçka më tepër, Einxhel ka zbuluar vetëm që pëlqimi është i dyanshëm dhe që personi në fjalë nuk është personazh publik. Plot sinqeritet, Einxhel!