Arilena Ara ka zgjedhur ti bëjë një dedikim babait të saj në ditën e tij të lindjes duke postuar një video në Instagram. I ati ka disa vite që nuk jeton më.
Ndaj në këtë ditë të shënuar, Arilena ka vendosur ta kujtojë të atin me një video që ka emocionuar këdo që ka rastisur së fundmi në profilin e saj.
Në videon e postuar, artistja shihet në skenën e spektaklit “Gjeniu i vogël” kur ishte fare e vogël në moshë dhe gëzonte së bashku me të atin e ndjerë arritjet në muzikë.
“Edhe njëherë t’më përqafoje babi… Gëzuar ditëlindjen në parajsë!”-shkruan Arilena në përshkrimin e videos tepër prekëse, në momentet e fundit të së cilës këngëtarja dhe babai i saj shihen të parqafuar në skenën e spektaklit.